KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ARKEP sqarohet pas përjashtimit të Kosovës nga Organi i Rregullatorëve Evropianë të Komunikimeve elektronike
Politikë

ARKEP sqarohet pas përjashtimit të Kosovës nga Organi i Rregullatorëve Evropianë të Komunikimeve elektronike

Kosova News
Kosova News 17:11 -17/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka dalë me një njoftim sa i përket pjesëmarrjes së tyre në BEREC.

ARKEP ka deklaruar se si pjesëmarrës me të drejta të barabarta në BEREC, deri më tani nuk ka pranuar asnjë shkresë ose vendim nga ndonjë Institucion i Bashkimit Evropian (BE) lidhur me këtë çështje.

“Sidoqoftë, përmes mjeteve të informimit publik dhe Komunikatës së publikuar nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së, ARKEP është njoftuar lidhur me anulimin e vendimit të Komisionit Evropian që lejon Kosovën të marrë pjesë në BEREC.

Megjithatë, me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, kjo nuk nënkupton përjashtimin e ARKEP nga BEREC-u. Përkundrazi, për të mos penguar pjesëmarrjen e ARKEP në punën e BEREC-ut, Gjykata e Drejtësisë ka vendosur që efektet e vendimit të Komisionit Evropian të zbatohen deri në hyrjen në fuqi të ndonjë marrëveshjeje të re pune të lidhur ndërmjet BEREC-ut, Zyrës së BEREC-ut dhe ARKEP”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:

Kosova përjashtohet nga Organi i Rregullatorëve Evropianë të Komunikimeve Elektronike – shkak Spanja

ARKEP më tej ka njoftuar se që nga viti 2019 merr pjesë aktive në takimet e BEREC, si në nivelin teknik (10 grupe punuese të ekspertëve) ashtu edhe në atë të Bordit të Rregullatorëve.

“Për informimin e juaj, komunikimi dhe bashkëpunimi me BEREC ka vazhduar edhe vazhdon ende në kuadër të përmbushjes së objaktivave të përbashkëta.
ARKEP, në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Korniza Rregullatore në fushën e Komunikimeve Elektronike, mbetet i angazhuar në përmbushjen e synimeve de objektivave për zhvillimin e mëtutjeshëm të tregut dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës në përfaqësimet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ndryshe KosovaNews.sot ka raportuar se Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) ka anuluar vendimin e Komisionit për lejimin e pjesëmarrjes e Kosovës në Organin e Rregullatorëve Evropianë të Komunikimeve elektronike.

Vendimi është marrë pas ankesës së Spanjës. /

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 17/01/2023 17/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?