KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kush ishte Edi Shukriu – akademikja që la pas vetës shumë vepra duke tërheqë vëmendjen për çështje të rëndësishme të kohës
Kulturë

Kush ishte Edi Shukriu – akademikja që la pas vetës shumë vepra duke tërheqë vëmendjen për çështje të rëndësishme të kohës

Kosova News
Kosova News 12:07 -17/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Akademikja kosovare, Edi Shukriu ka ndërruar jetë sot në moshën 72-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK).

Edi Shukriu ka një bibliografi të pasur botimesh monografike dhe studimesh nga fusha e arkeologjisë dhe historisë, pastaj vepra letrare, poezi, prozë dhe drama.

Ajo ishte një zonjë e cila shembi paragjykimet për gruan shqiptare, u doli në ballë krizave politike dhe tërhoqi vëmendjen për çështje të rëndësishme të kohës, ndaj u shndërrua në personalitet të vërtetë kosovar

Më poshtë ua sjellim biografinë e saj. Kush ishte Edi Shukriu?

Edi Shukriu u lind në Prizren (1950). Shkollimin fillor e të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës (1990).

Punoi në Muzeun e Kosovës (1974-1979) dhe nga viti 1979 në Universitetin e Prishtinës, duke ligjëruar kurse në nivelin bazik në Degën e Historisë për arkeologjinë dhe historinë e lashtë.

Themeloi Grupin e Arkeologëve të Rinj “Shtjefën Gjeçovi” të Universitetit të Prishtinës (1986-1990), organizoi ekspedita arkeologjike, inicioi dhe themeloi Degën e Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, me Drejtimet Antropologji Kulturore dhe Arkeologji, ku ligjëroi disa lëndë.

Veprimtarinë shkencore dhe profesionale e përqendroi në hulumtimet arkeologjike dhe të historisë antike, në mbrojtjen e integruar të trashëgimisë kulturore dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore në vend dhe jashtë, të menaxhimit dhe të shfrytëzimit të saj për zhvillime shoqërore dhe ekonomike.

Udhëhoqi hulumtimet arkeologjike në Vërmicë (1974-1975), Gjonaj (1975), tumat e Porodimes, tumën e Cernicës te Ulpiana (1987) dhe të Komoranit (1974), Kalanë e Veletinit (1986), Gradishën e Vlashnjës (2002) dhe në Ulpianën antike, si hulumtim i parë me bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të kurseve të Universitetit Veror të UP (2006-2010: Stratigraphic Method, Numizmatics: Heritage, Epigraphy speaks, Funeral Archaeology, Archaeology and urbanism). Ishte pjesë e ekipit të hulumtimeve në Kalanë e Prizrenit, Glladnicë te Graçanica, Bajë të Pejës, Romajë dhe Gadime të Epërme.

Ishte një prej themeluesve të Muzeut Arkeologjik në Prizren (1973). Organizoi udhëtimin studimor të Studentëve të historisë në Greqi (1988).

Gjatë viteve ‘90 u angazhua në lëvizjen për liri, krijimin e shtetit të Kosovës dhe zhvillimin e proceseve demokratike dhe njëkohësisht edhe për pjesëmarrjen e gruas në nivelet e vendimmarrjes, në jetën publike dhe për jetësimin e barazisë gjinore. Veproi në Ministrinë e Punëve të Jashtme (1991-1998) dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës (1992-1998), ishte bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës-UNMIK (2000-2001) dhe ishte deputete e Kuvendit të Kosovës (2002-2004).
Bashkëthemeloi Forumin e Gruas të LDK-së (1990) dhe ishte kryetare e tij (1995-2000), më pas bashkëthemeloi partinë Alternativa Demokratike e Kosovës (2004-2013). Ishte Kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (2009-2012), anëtare dhe më pas Nënkryetare e PEN Qendrës së Kosovës.

Bëri vizita studimore dhe ligjëroi në shumë universitete te në Itali, Amerikë, Austri, Francë, Britani, Belgjikë, Shqipëri, Turqi, Kroaci, Poloni, Spanjë etj.

Edi Shukriu ka një bibliografi të pasur botimesh monografike dhe studimesh nga fusha e arkeologjisë dhe historisë, pastaj vepra letrare, poezi, prozë dhe drama.

Në vitin 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe në vitin 2020 anëtare e rregullt e saj. Nga viti 2014 është anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve në Salzburg.

Për vepër jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore u dekorua me çmimin Dea Dardanicae të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2017), Çmimin letrar Beqir Musliu (2019), Çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin poetik Nënqielli (1990), Çmimin për librin shkencor të vitit Dardania Paraurbane nga Dukagjini (1996).

Gjithashtu lexoni:

Mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports i cili po organizohet në Kosovë

Kurti e Çeku nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë

Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan

Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin

Rama: Komuna do ta mbështesë edhe sivjet Festivalin e Këngës në RTK

Kosova News 17/01/2023 17/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Izmaku: Me votën e Nismës konstituohet Kuvendi, pres marrëveshje për Limajn kryetar
23:10 -09/07/2025
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
23:02 -09/07/2025
Haradinaj: Jam për një qeveri me kryeministër Hamzësn apo Abdixhikun, por jo Kurtin
22:32 -09/07/2025
Kurti: Kosova pati fatin ta kishte Arnhild Spencen partnere të ngushtë të Qeverisë
21:53 -09/07/2025
Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme
21:49 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?