Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur një aktgjykim lidhur me kërkesat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se disa nene të Ligjit nr.08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave janë në kundërshtim me Kushtetutën.
Në veçanti, Gjykata konstatoi se dispozitat që lidhen me zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve të Komisionit, kompetencat e tij, si dhe sanksionet për shkelje, nuk janë të përputhshme me parimet kushtetuese të pavarësisë, barazisë dhe lirisë së medieve.
Në përfundim, Gjykata shpalli shfuqizimin e Ligjit të kontestuar, ndërsa refuzoi kërkesën për masa të përkohshme. Kërkesat e parashtruesve ishin mbështetur nga Avokati i Popullit dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ndërsa Qeveria kundërshtoi vlerësimin.
Arben Gashi dhe nëntë (9) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të parashtruara në Gjykatën Kushtetuese bazuar në përcaktimet e paragrafit 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 2, 5, 6, 7, 13, dhe 16 të Ligjit Nr. 08/L-249 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Gjykata ka vendosur, (i) njëzëri, të deklarojë kërkesat e pranueshme; (ii) të konstatojë, me gjashtë vota për dhe një kundër, se nënparagrafët 1.3, 1.4 të paragrafit 1, dhe nënparagrafët 2.4 dhe 2.8 të paragrafit 2 të nenit 5 (pa titull) i Ligjit Nr. 08/L-249 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës nuk janë në kundërshtim me nenin 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] në ndërlidhje me nenin 7 [Vlerat] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iii) të konstatojë, njëzëri, se paragrafi 1 i nenit 7 (pa titull) i Ligjit Nr. 08/L-249 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës nuk është në kundërshtim me paragrafin 10 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] në ndërlidhje me paragrafin 4 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; si dhe (iv) të konstatojë, njëzëri, se neni 16 (pa titull) i Ligjit Nr. 08/L-249 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës nuk është në kundërshtim me paragrafët 1 dhe 4 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Bazuar në konstatimet e mësipërme, Gjykata gjithashtu vendosi që (i) Ligji i kontestuar i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje; dhe (ii) Aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Aktgjykimi sqaron që plotësim-ndryshimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial ishte objekt i vlerësimit nga Gjykata në rastet KO100/22 dhe KO101/22.
Rrjedhimisht, si rezultat i Aktgjykimit të Gjykatës në ato raste, Qeveria miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili pas përcjelljes në Kuvend me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit ishte dërguar në Komisionin e Venecias. Pas opinionit pasues nga Komisioni i Venecias, më 11 korrik 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin Nr. 08/L-249 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji i kontestuar). Ashtu siç është sqaruar në Aktgjykim, thelbi i pretendimeve të parashtruesve të kërkesave ndërlidhet me (i) përkufizimin e “integritetit personal”, si kusht për emërimin e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurorë dhe jo-prokurorë; (ii) përfshirjen e kushtit për të mos pasur aktakuzë të ngritur; (iii) përbërjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës nga shtatë (7) anëtarë, duke e zvogëluar në këtë mënyrë proporcionin në mes të anëtarëve prokurorë dhe jo-prokurorë; (iv) përbërjen e Komisionit të Posaçëm për administrimin e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve jo-prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës; (v) kuorumin e vendimmarrjes prej pesë (5) anëtarëve dhe vendimmarrjen me shumicë të thjeshtë; dhe (vi) kuorumin e vendimmarrjes prej katër (4) anëtarëve si rezultat i mospjesëmarrjes së vazhdueshme të anëtarëve në takimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës
Më poshtë vendimin e Gjykatës:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesat e bashkuara në rastin KO153/24, me parashtrues: Abelard Tahiri dhe nëntë (9) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe KO156/24, me parashtrues: