Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni është përplasur me një veturë.
Rastin e konfirmoi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Tre të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai.
Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë.
