Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 8004.
Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) treguan për 1197raste te reja, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur viktima .
Sipas njoftimit të MSh-së rastet e reja dolën nga testimi i 3550 të dyshuarve si të infektuar.
Fatmirësisht nuk ka ndonjë person që ka humbur jetën si pasoje e COVID-19.
Tashmë numri i rasteve aktive është 8004 në Kosovë.
Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë më shumë se 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.
Mbi 903 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 824 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 104 mijë.
Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 3 mijë vdekje.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020./KosovaNews/
