Një e moshuar në të 80-at e saj është nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së shkatërruar në Japoni, 72 orë pas tërmetit të fortë.
Pamjet nga televizionet japoneze shfaqën gruan që tërhiqej nga rrënojat.
Ekipet e shpëtimit po punojnë pandërprerë për të shpëtuar të mbijetuar, ndërsa koha po ngushtohet për mundësinë që dikush të gjendet i gjallë, raportoi BBC.
Të paktën 82 persona kanë vdekur nga tërmeti 7.6 ballë.
Shumë persona të tjerë besohet se kanë ngecur nën rrënoja – shumica në qytetet Suzu dhe Ëajima.


