784 ushtarë të Republikës së Kosovës kanë formuar portretin e Komandantit legjendar, Adem Jashari, në oborrin e kazermës “Adem Jashari”.
Kjo është bërë në nderim të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në faqen zyrtare, FSK-ja ka publikuar videon nga krijimi i imazhit që është ideuar nga Besfort Gashi, realizuar nga Rreshter Shtabor Vesel Raci.