Në një ndërtesë në Mitrovicën Veriore ,Policia e Kosovës ka bërë një tjetër bastisje ku në një apartamen ka gjetur armë të rënda dhe paisje të tjera ushatarake.
Bastisja u krye në hyrjen e dytë të kësaj ndërtese. Siç konfirmoi zëvendëskomandanti i PK-së për Veriun, Veton Eljshani, i cili është në terren, në një apartament u gjetën tre pushkë, helmeta, një maskë gazi, një jelek antiplumb dhe një çantë ushtarake.
Ai saktësoi se nuk janë bërë arrestime dhe se nuk dihet se për apartamentin e kujt bëhet fjalë.
Ata erdhën në këtë vendndodhje, thotë ai, bazuar në një informacion që kishin marrë më parë nga qytetarët.
“Pasi morëm një informacion nga qytetarët, erdhëm në këtë vend dhe gjetëm disa zolla, helmeta, jelekë antiplumb dhe jelekë mbrojtës. Por do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Atje ndodhet një njësi e specializuar dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Deri më tani, nuk është bërë asnjë arrestim”, tha Elshani.
Armët u hoqën nga kjo ndërtesë nga anëtarët e Njësisë së Deminimit.
Ai theksoi se ky veprim nuk ka lidhje me kërkimet e mëngjesit të sotëm në këtë qytet dhe në Zveçan.