Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se nuk kanë pasur ndonjë ftesë nga Vetëvendosje për të diskutuar rrugëdaljen nga kriza e zgjedhjes së kryeparlamentarit.
Pak para seancës konstituive, ajo tha se AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim për Albulena Haxhiun.
“Ne nuk presim asgjë. Nuk kemi pasur asnjë ftesë. Kjo shumica duhet t’ i ketë votat. Gjithë kjo klasë politike duhet të angazhohet. Klasa politike që tenton që të marr qeverinë duhet të angazhohet ta sigurojë shumicën e thjeshtë 61 vota. Ne nuk kemi pasur ndonjë ftesë, nuk kemi ndonjë njohuri, nuk e dimë a do të jetë kandidati i njëjtë për kryetar të Kuvendit apo do të ndryshojë. Qëndrimi ynë është i njëjtë: nuk do ta votojmë kandidatën për kryeparlamentare”, tha Kadrijaj.