Në spitalin qendror në Gazë raportohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë mbërritur 71 viktima dhe 160 persona të plagosur.
Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të premten deklaroi se spitalet kanë arritur në shkallën e 262% të kapaciteteve që kanë teksa paralajmëroi se institucionet mjekësore kanë mbetur edhe pa furnizimet kryesore, shkruan BBC.
“Shtatëdhjetë e një persona dhe 160 të plagosur mbërritën në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në 24 orët e fundit për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite në qeverinë qendrore në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.


