Lajm shumë të mirë për Republikën e Kosovës, e ka cilësuar ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, nënshkrimin e tri marrëveshjeve nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Duke i dhënë detajet e tri marrëveshjeve të nënshkruara, Aliu ka deklaruar se këto marrëveshje kanë të bëjnë me jetësimin e lirive themelore dhe heqjen e barrierave për zhvillimin e potencialit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Kosova News.
Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale.
Profesionet e arkitektëve dhe mjekëve do të ushtrohen lirshëm në secilin nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja u mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë.
Marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime ndërmjet gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Tani, qytetarët e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës më në fund do të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime.
Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë.
Diplomat e institucioneve publike të arsimit të lartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të njihen me procedura të thjeshtësuara dhe falas, duke hequr një pengesë kyçe për mobilitetin e studentëve, akademikëve dhe fuqisë punëtore.”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Postimi i Plotë i Liburn Aliut: