Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, Vjollca Kabashi, që ishte në kabinetin e Shaqir Totajt, si pjesë e koalicionit të tij me AAK-në, gjatë mbrëmjes të së hënës ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të këtij dikasteri në Prizren, ngase siç ka thënë, është kërcënuar nga kryetari i Prizrenit, Shqir Totaj, shefi i kabinetit të tij Nehat Elshani dhe drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj, për të nënshkruar një pagesë që sipas Kabashit ishte e kundërligjshme.
E gjithë kjo duket se nuk ka ndikuar fare në e raportet e koalicionit PDK-AAK në Prizren, ngase shefi i grupit të Alencës në këtë qytet, Bajram Kastrati, ka zgjedhur ta heshtë rastin, duke thënë se nuk është në dijeni.
Për besë nuk e di. Nuk kam asnjë informacion. Rastin e kam dëgjuar nga mediet por nuk i di detajet”, ka thënë Kastrati i kontaktuar në mëngjesin e së martës nga KosovaNews.
Kujtojmë se lidhur me këtë rast, kryetari Shaqir Totaj, ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për medie duke filluar në orën 12.00/KosovaNews/