KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpërblehet me 14 mijë euro anëtari i Komisionit që është marrë vesh me Totajn për përzgjedhjen e drejtoreshës së gjimnazit në Prizren – me OJQ-në që e themeloi këtë vit
Politikë

Shpërblehet me 14 mijë euro anëtari i Komisionit që është marrë vesh me Totajn për përzgjedhjen e drejtoreshës së gjimnazit në Prizren – me OJQ-në që e themeloi këtë vit

Kosova News
Kosova News 18:13 -26/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata Joqeveritare “Plan” që merret me “përkrahjen e bizneseve”, ka marrë 14 mijë euro subvencione nga Komuna e Prizrenit “për dinamizmin e jetës kulturore” në këtë qytet, shkruan KosovaNews.

Drejtor ekzekutiv i kësaj organizate, del të jetë Arben Shala, anëtar i komisionit në përzgjedhjen e mësimdhënësve në Komunën e Prizrenit, të cilit gjatë ditëve të kaluara në media iu publikua një audio-incizim, ku vetë Shala tregon se si ishte marrë vesh me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj dhe PDK-në për përzgjedhjen e drejtoreshës së gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren.

E për këtë, Shala duket se është shpërblyer nga kryetari Shaqir Totaj duke e marrë shifrën rekord prej 14 mijë eurosh, subvencione nga Komuna e Prizrenit.

Ajo që mund të cilësohet më skandaloze është se Arben Shala, me organizatën e tij, del të jetë përfituesi më i madh i subvencioneve nga Komuna e Prizrenit për këtë vit edhe pse kishte vetëm pak muaj që e kishte themeluar OJQ-në Plan.

Në listën e publikuar nga Komuna, nga subvencionet kanë përfituar gjithsej 39 organizata me projekte të ndryshme me çmime mesatare që sillen rreth 3-4 mijë euro edhe pse këto OJQ operojnë me vite të tëra në rajonin e Prizrenit.

Për më tepër, sipas sistemit elektronik të organizatave jo-qeveritare, misioni i OJQ, “Plan” të cilën e udhëheq Arben Shala, është t’i “ndihmojë ndërmarrësit e rinj për avancim profesional”, kurse subvencioni 14 mijë eurosh që e ka pranuar nga Komuna e Prizrenit nuk ka të bëjë fare me misionin e organizatës së regjistruar zyrtarisht.

Në vendimin përfundimtar për subvencionimin e OJQ-ve dhe individëve, organizata “Plan”, është subvencionuar me 14 mijë euro për “Dinamizmin e Jetës Kulturore në Prizren”.

I kontaktuar nga KosovaNews, lidhur me rastin, Shala e ka pranuar se OJQ që ai udhëheq është i regjistruar për përkrahjen e bizneseve por, sipas tij së shpejti do të fillojnë edhe me aktivitete Kulturore.

“Po është e vërtetë që jemi të regjistruar si organizatë që merret me përkrahjen e ndërmarrësve të rijnë, por së shpejti do të fillojmë të merremi edhe me aktivitetet kulturore. Ajo që po e thoni ju, po është e vërtetë, misioni zyrtar i regjistruar i organizatës është përkrahja e bizneseve dhe ndërmarrësve të rinj.”, ka thënë Shala për KosovaNews.

Kjo organizatë që nuk ka as një vit provojë në aktivitetet e saja, madje as web faqja e saj nuk është themeluar ende, ka arritur të subvencionohet me 14 mijë euro nga Drejtoria e Kulturës së Komunës së Prizrenit të udhëhequr nga Shaqir Totaj i PDK-së.

Data e regjistrimit zyrtar i OJQ “Plan”, në sistemin elektronik të organizatave jo-qeveritare, figuron të jetë 02 mars 2022 dhe ende nuk posedon asnjë web faqe që njofton lidhur me aktivitetet e saj.

Gjithashtu lexoni:

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është, e çuditshme

Pas kërcënimit me bombë, Selimi: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë

Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë

Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim

Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

TAGGED: Arben Shala, Komuna e Prizrenit, ojq, Shaqir Totak, Subvencione
Kosova News 27/10/2022 26/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Alarm i rremë për zjarr në aeroplanin e Ryanair, pasagjerët hidhen nga krahu i aeroplanit
17:18 -05/07/2025
KRU “Prishtina”: 10 shkyçje të kyçjeve Ilegale në Bërnicë të ulët
17:14 -05/07/2025
Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat 
17:10 -05/07/2025
Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është, e çuditshme
16:57 -05/07/2025
Vetëvritet reperi Young Noble, një nga figurat e fundit të afërta me Tupac
16:55 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?