KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Kosovë
Shëndetësi

58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Kosovë

Kosova News
Kosova News 09:54 -09/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Skleroza multiple është sëmundje e njeriut, në sistemin nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë; ndjenja e të qenit të pirë (shtangur); dridhjet; artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim.

Në lidhje me këtë sëmundje është deklaruar neurologu Milaim Krasniqi.


Ai ka thënë se në regjistrin kombëtar të sëmundjes në Kosovë janë të regjistruar 667 pacientë me sklerozë multiple, ndërsa mesatarisht në vit diagnostikohen 58 pacientë me sklerozën multiple, me moshat mesatare 28 në kohën e diagnostikimit.


Simptomat e para të sklerozës multiple tek adoleshentët, sipas tij janë mpirja ose dobësimi në një ose më shumë gjymtyrë, ndjesitë e goditjes elektrike që ndodhin me lëvizje të caktuara të qafës dhe probleme me funksionin seksual.

“Shenjat dhe simptomat e sklerozës multiple mund të ndryshojnë shumë nga personi në person dhe gjatë rrjedhës së sëmundjes mund të manifestohen simptoma të ndryshme. Simptomat e zakonshme përfshijnë: Mpirja ose dobësimi në një ose më shumë gjymtyrë që zakonisht ndodh në njërën anë të trupit në të njëjtën kohë, ndjesia e shpimit të gjilpërave, ndjesitë e goditjes elektrike që ndodhin me lëvizje të caktuara të qafës, veçanërisht përkuljen e qafës përpara, mungesa e koordinimit, ecja e paqëndrueshme ose paaftësi për të ecur, humbja e pjesshme ose e plotë e shikimit, zakonisht në një sy në një kohë, shpesh me dhimbje gjatë lëvizjes së syrit, shikimi i dyfishtë, turbullimi i shikimit, marramendja, probleme me funksionin seksual, funksion të zorrëve dhe të fshikëzës urinare, plogështia, të folurit i paqartë, problemet njohëse, ç’rregullimet e humorit”, tregon Krasniqi.


A ka faktorë trashëgues skleroza multiple dhe si shfaqet?


“Shkaktarët e sklerozës multiple janë të panjohura.

Konsiderohet një sëmundje e ndërmjetësuar nga imuniteti, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon indet e veta. Nuk është e qartë pse skleroza multiple zhvillohet te disa njerëz dhe jo tek të tjerët. Duket se përgjegjës janë kombinim i faktorëve gjenetik dhe mjedisor. Rreziku për tu zhvilluar skeroza multiple rritet nëse njëri nga prindërit ose vëllezërit apo motrat vuan nga skleroza multiple”, bënë të ditur.

Sa është e pranishme në Kosovë kjo sëmundje?
“Në Kosovë, në regjistrin kombëtar të sëmundjes janë të regjistruar 667 pacientë me sklerozë multiple dhe 551 prej tyre marrin terapi imunomodulatore, duke bërë që 83% të pacientëve të jenë nën trajtim.

Mesatarisht nëvit diagnostikohen 58 pacientë me sklerozën multiple, mosha mesatare në kohën e diagnostikimit është 28, kurse mosha mesatare e pacientëve është afër 40”, tha neurologu për portalin rtv21.tv


Sa i përket gjinive më të atakuara nga kjo sëmundje, ai thotë se kjo sëmundje e prekë më së shumti gjininë mashkullore.


“Gjinia femërore kanë 2-3 herë me shumë gjasa të preken nga Skleroza Multiple se meshkujt. Skleroza Multiple mund të ndodhë në çdo moshë, por fillimi zakonisht ndodh rreth moshës 20 deri 40 vjeç. Megjithatë, mund të preken edhe fëmijet dhe të moshuarit”, tha Krasniqi.


Ndërkaq sipas neurologut qytetarët në Kosovë kanë pak informim në lidhje me këtë sëmundje.


“Kosovarët janë shumë pak të informuar për këtë sëmundje, por gradualisht me shtimin e informacioneve në rrjetet e informimit dhe me ngritjen e ekipeve të veçanta profesionale për trajtimin e sëmundjes, po rritet informimi dhe vetëdijësimi për këtë sëmundje tek popullata jonë, veçanërisht tek pacientët që vuajn nga kjo sëmundje”, thekson Krasniqi.

Gjithashtu lexoni:

Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë

Stadiumi në Drenas drejt përfundimit – MKRS-ja ndan 4.5 milionë euro

Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohen për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit

Konfirmohet shpërthimi i murtajës së deleve dhe dhive në një fermë në Landovicë

Temperaturat përvëluese, MSH: Institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse nga 3 deri më 10 korrik

Kosova News 09/01/2025 09/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?