KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 55 milionë euro në pyetje: Gjykata mbyll derën për Kylian Mbappe dhe favorizon PSG-në
Sport

55 milionë euro në pyetje: Gjykata mbyll derën për Kylian Mbappe dhe favorizon PSG-në

Kosova News
Kosova News 17:01 -13/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Paris Saint-Germain ka shënuar një tjetër fitore në betejën ligjore me Kylian Mbappe, pasi gjykata ka refuzuar apelimin e paraqitur nga avokatët e futbollistit lidhur me sekuestrimin e llogarive bankare të klubit, raporton Mundo Deportivo.

Gjykata franceze e punës pritet ende të japë vendimin përfundimtar lidhur me padinë në vlerë prej 55 milionë eurosh, të ngritur nga përfaqësuesit ligjorë të Mbappe kundër PSG-së. Sulmuesi francez këmbëngul se nuk ka pranuar kurrë të heqë dorë nga një pjesë e kontratës së tij për t’u larguar nga klubi si lojtar i lirë.

Nga ana tjetër, PSG argumenton se shuma në fjalë është mbajtur mbi bazën e fjalës së vetë Mbappe, pavarësisht se nuk ka ekzistuar asnjë marrëveshje formale me shkrim mes palëve. Klubi thekson se marrëveshja ka qenë verbale dhe se veprimet janë ndërmarrë në mirëbesim.

Në muajin maj, Paris Saint-Germain arriti të rrëzojë vendimin për ngrirjen e 55 milionë eurove në llogaritë e tij, një masë e vendosur fillimisht nga gjykata, por që më pas u anulua. Ky vendim u apelua nga pala e Mbappe, megjithatë pa sukses.

Këtë javë, Gjykata e Apelit e hodhi sërish poshtë apelimin, duke urdhëruar avokatët e Kylian Mbappe të paguajnë shpenzimet gjyqësore, si dhe një shumë prej 3 mijë eurosh në favor të PSG-së

Avokati i klubit parisien, Renaud Semerdjian reagoi pas vendimit, duke theksuar se gjykatat kanë qenë të qarta në vlerësimin e çështjes.

“Gjykatat kanë konfirmuar për herë të dytë mungesën e bazës ligjore në pretendimet e Kylian Mbappe”, deklaroi Semerdjian.

Çështja mbetet ende e hapur sa i përket vendimit final për padinë prej 55 milionë eurosh, por për momentin PSG duket se po del fituese në çdo raund të kësaj sage juridike.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

Kosova News 13/12/2025 13/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?