KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 48 orë shtyrje afati, qarkullimi në Jarinje dhe pikat tjera kufitare po zhvillohet normalisht
Siguri

48 orë shtyrje afati, qarkullimi në Jarinje dhe pikat tjera kufitare po zhvillohet normalisht

Kosova News
Kosova News 09:44 -22/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qarkullimi i automjeteve në pjesën veriore të Kosovës është duke u zhvilluar normalisht.

Që nga orët e para të mëngjesit në pikën kufitare në Jarinje, pati qarkullim të automjeteve pa asnjë problem.

Sot parashihej që Policia e Kosovës të filloj shqiptimin e gjobave për serbët të cilët nuk kanë konvertuar targat ilegale të automjeteve në ato RKS.

Por gjithçka ndryshoi në orët e vona të natës së kaluar, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se ka pranuar propozimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, që afati për shqiptimin e gjobave të shtyhet për 48 orë të tjera.

Ambasadori Hovenier tha se këtë kërkesë ia bëri qeverisë në mënyrë që t’ia lejojë ShBA-ve dhe BE-së, që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, është shprehur Hovenier.

Ndërsa Kurti falënderoi ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij, derisa tha se e pranon kërkesën e tij.

“E falënderoj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për targat ilegale KM (dhe të tjera). Jam I lumtur të punojë me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kryeministri në Twitter.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme në Bruksel është zhvilluar takim prej 8 orësh në mes kryeministrit Albin Kurti, si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE-së, Joseph Borrell, si dhe përfaqësuesit Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas përfundimit të këtij takimi, Borrell deklaroi se propozimin e bërë nga BE-ja që Kosova të mos shqiptojë gjoba dhe Serbia të ndalojë lëshimin e targave “KM”, e pranoi Vuçiq, por jo edhe Kurti.
Ndërsa kryeministri Kurti tha se Borrell hoqi dorë nga propozimi për normalizim marrëdhëniesh.

Zhvillime të njëpasnjëshme pati javëve të fundit në veri të Kosovës, ku gjithçka nisi pikërisht me çështjen e targave.

Si fillim u shkarkua drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq. Pas kësaj rreth 600 zyrtarë policorë nga nacionalitet serb dhanë dorëheqje.

Njësoj vepruan edhe nga Lista Serbe, të cilët njoftuan se janë larguar nga institucionet drejtuese të Kosovës, edhe pse të njëjtit ditë më parë janë zëvendësuar në Kuvendin e Kosovës.

Dorëheqje dhanë edhe prokurorë, gjyqtarë, zyrtarë të Doganës së Kosovës e zyrtarë të KQZ-së nga nacionaliteti serb.

Kryeministri Kurti iu bëri thirrje që të kthehen në institucione dhe të mos braktisin ato. Ndërsa nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja vazhdimisht është bërë thirrje që drejtuesit e të dyja shteteve të zgjidhin çështjet përmes dialogut.

Po ashtu u kërkua që Kosova menjëherë të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjë të cilën e kundërshtoi hapur kryeministri Kurti.

Pas shtyrjes së afatit prej 48 orësh për nisjen e shqiptimit

Gjithashtu lexoni:

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kosova News 22/11/2022 22/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë
20:57 -16/07/2026
Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?