Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në të cilin ishin të përfshira gjashtë vetura në Bresje të Fushë Kosovës.
Bajram Krasniqi nga Policia rajonale Prishtinë, ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18:15.
“Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.
Njësitet policore janë marrë me procedurat lidhur me shkaqet e shkaktimit të aksidentit.