KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 4 policë suspendohen nga puna! Shkak, një fotografi e shpërndarë për Bajram në Facebook
Siguri

4 policë suspendohen nga puna! Shkak, një fotografi e shpërndarë për Bajram në Facebook

Kosova News
Kosova News 18:30 -26/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një fotografi e katër zyrtarëve policorë, e shkrepur në Veri të Kosovës dhe shpërndarë në Facebook nga një portal lokal i Mitrovicës, u ka kushtuar atyre me suspendimin nga puna në Polici të Kosovës, për 3 ditë. Portali në fjalë nderonte policët për detyrën e tyre, në ditën kur po festohej festa e Fitër Bajramit. Vendimi për suspendimin e tyre u mor dhe u kumtua të nesërmen, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, dhe u zgjati tre ditë. 

“Ne po festojmë, këta po na ruajnë Kosovën”, ishte përshkrimi i një fotografie nga Veriu i Kosovës ku shiheshin 4 pjesëtarë të Policisë së Kosovës në detyrë. Fotografia u shpërnda në facebook fillimisht nga një portal lokal në Mitrovicë, për tu rishpërndarë edhe nga mediat dhe faqet tjera të facebook’ut.

Por, ndonëse qëllimi ishte t’i nderonte katër policët që po patrullonin në veri, në ditën kur pjesa tjetër e qytetarëve të vendit po festonin Fitër Bajramin, kjo fotografi 4 zyrtarëve policorë nga Deçani, Granit Shehaj, Jeton Jahmurataj, Tahir Mazrekaj dhe Hazir Tahiraj, u kushtoi me suspendim 3 ditë nga puna.

Vendimi iu kumtua atyre të nesërmen, me 22 prill 2023, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, prej nga edhe vinin policët. Suspendimi i policëve u nënshkrua nga drejtori rajonal Shaban Shala. Por, pas tre ditësh, më 25 prill 2023 masa ndaj tyre u hoq, duke u përfunduar suspendimi i tyre.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, tha se rasti i takon Inspektoratit Policor të Kosovës, dhe informacionet të kërkohen nga ta.

“Nuk mund të japim informacione, pa njoftimin e Inspektoratit Policor”, ka thënë Rugova të mërkurën për gazetën online Reporteri.net.

Por, IPK’ja gazetës online Reporteri.net i tha të kundërtën, se “nuk ka trajtuar ndonjë rast të tillë”. “Andaj ju lutem përcilleni kërkesën tuaj te Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë së Kosovës njoftuan se e kanë proceduar kërkesën e gazetës për informata më tutje dhe deklaruan se posa të kenë përgjigje do ta përcjellin për publikim.

Në vitin 2020 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës përmes një vendimi ua kishte ndaluar pjesëtarëve të saj të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale. Por, paradoksi i rastit të 4 policëve nga rajoni i Pejës që po patrullonin në Veri është se fotografia e tyre është shkrepur dhe shpërndarë nga mediat online. Fotografia nuk paraqet asnjë pamje denigruese apo sjellje të pahijshme të këtyre policëve në detyrë. Përkundrazi ata lëvdohen për punë e tyre. Dhe për këtë ata janë suspenduar të nesërmen në puna.

Shpërndarja e fotografitë të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nën përshkrimet ku thuren lavde, është bërë diçka pothuajse “e zakonshme” nëpër mediat online dhe rrjetet sociale. Sidomos kur pjesëtarët e policisë ndodhen në Veri të vendit.

Ndërkaq, policët e suspendua, indinjatën ndaj suspendimit të tyre e kanë shprehur në rrjete sociale familjarë dhe miqtë të tyre.

“Babi im është polic dhe ditën e Bajramit ka qene në Mitrovicë me punu dhe një portal e ka publiku foton e tij në detyre me shokë, kur Babi është kthy prej punës shumë i lodhun në mbrëmje policia e kanë thirrë apet në punë dhe u kthy prej pune dhe unë e pyta babi a apet po te qojnë në Mitrovicë, ai me tha jo ma dhanë pak pushim, ndërsa sot fshehurazi e dëgjova duke folur me dikon në telefon dhe e kuptova se atë natë e kanë suspendu veç pse një gazetë e paska publiku foton e tij në Mitrovicë”, ka shkruar në facebook të diele, djali i moshës së mitur, i njërit prej policëve të suspenduar.

“Unë jam 13 vjeçar dhe ëndrra ime ka qenë mu bo polic, mirëpo tash kjo ëndërr mu prish dhe unë po sa ti mbushi 18 vjet do ta lëshoj Kosovën dhe do të iki në Gjermani apo Zvicër”, shkruan tutje ai.

4 policët e stacionit policor në Deçan, që operon nën rajonin Policisë së Pejës, e që u suspenduan për 3 ditë për fotografinë e tyre të shpërndarë nga mediat në ditën e Bajramit, rezultojnë të jenë zyrtarë policorë që më parë janë shpërblyer në disa raste me mirënjohje për punën e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

“S’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat”, AAK akuzon LVV-në për bllokadën e Kuvendit

Kosova News 26/04/2023 26/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?