KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 36 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Gërvalla: Hodhi gurin e parë themeltar të Republikës së Kosovës
Politikë

36 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Gërvalla: Hodhi gurin e parë themeltar të Republikës së Kosovës

Kosova News
Kosova News 11:59 -02/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka përkujtuar 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, duke e cilësuar atë si aktin historik që hodhi gurin e parë themeltar të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Gërvalla rikujtoi se më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në kushte të jashtëzakonshme dhe nën kërcënimin e armëve të njësive speciale të policisë, shpallën vullnetin e popullit të Kosovës përmes Deklaratës Kushtetuese, duke e shpallur Kosovën njësi të barabartë në federatën/konfederatën jugosllave.

Sipas saj, ky akt shënoi gurin e parë të shtetësisë moderne të Kosovës dhe e orientoi vendin në mënyrë të pakthyeshme drejt Republikës.

Gërvalla theksoi se Deklarata e 2 Korrikut u bë boshti politik dhe juridik mbi të cilin u ndërtuan institucionet e Republikës, u organizua rezistenca civile, u forcua mobilizimi kombëtar dhe u mbajt gjallë aspirata e popullit për liri, pavarësi dhe demokraci.

Në mesazhin e saj, ajo shtoi se Republika e Kosovës sot është dëshmia më e fuqishme se vizioni i delegatëve të 2 Korrikut ishte i drejtë, i guximshëm dhe historikisht i pandalshëm.

“Nderimi më i mirë për delegatët e asaj dite është forcimi i vazhdueshëm i shtetit tonë, mbrojtja e demokracisë dhe avancimi i Republikës për të cilën ata morën përsipër përgjegjësi historike në një nga momentet më vendimtare të historisë sonë kombëtare”, ka shkruar Gërvalla.

Postimi i Plotë:

36 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, akti historik që hodhi gurin e parë themeltar të Republikës së Kosovës

Me 2 Korrik të vitit 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në kushte të jashtëzakonshme, nën kërcënimin e armëve të njësive speciale të policisë, duke mos u lejuar të futen në objektin e Kuvendit të Kosovës, shprehën vullnetin e popullit të Kosovës përmes një deklarate me të cilën Kosova shpallet njësi e barabartë në federatën/konfederatën jugosllave. Në këtë mënyrë, delegatët guximtarë të asaj kohe hodhën gurin e parë themeltar të shtetësisë sonë moderne dhe e orientuan në mënyrë të pakthyeshme Kosovën drejt Republikës.

Deklarata e 2 Korrikut u bë boshti politik e juridik rreth të cilit u ndërtuan institucionet e Republikës, u organizua rezistenca civile, u forcua mobilizimi kombëtar dhe u mbajt gjallë aspirata e pandalshme e popullit tonë për liri, pavarësi e demokraci.

Sot, Republika e Kosovës qëndron si dëshmia më e fuqishme se vizioni i 2 Korrikut ishte i drejtë, i guximshëm dhe historikisht i pandalshëm. Nderimi më i mirë për delegatët e asaj dite është forcimi i vazhdueshëm i shtetit tonë, mbrojtja e demokracisë dhe avancimi i Republikës për të cilën ata morën përsipër përgjegjësi historike në një nga momentet më vendimtare të historisë sonë kombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Elezi: Nesër certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Kurti publikon pamje nga Greqia, tregon rëndësinë e shkuarjes atje!

Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e presidentit

Kosova News 02/07/2026 02/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja
18:54 -07/07/2026
Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë
18:37 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?