Në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka pasur gjithnjë numër më të vogël të të infektuarave me koronavirus.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3 mijë e 126.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 363 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.361 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,103 qytetarë.
Deri më sot 824.449 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104.936 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,680 persona.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020./KosovaNews/