Një përleshje mes dy të rinjve ka ndodhur dje në Deçan, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër.
Ky rast ka ndodhur në rrugë, ku një 20-vjeçar kishte parkuar veturën e tij në një parking privat e më pas kishte hyrë në një restorant që të merrte ushqim. Pas tij kishte ardhur një person, i cili kishte kërkuar nga ai që ta largojë veturën e tij nga vendi ku e ka parkuar.
20-vjeçari nuk kishte rezistuar dhe ishte nisur bashkë me të dyshuarin që të largonte veturën që aty. Por me të arritur në parking, 33-vjeçari kishte nisur ta sulmojë fizikisht të riun, duke e goditur me grushte dhe si pasojë i ka shkaktuar atij lëndime trupore.
Ai për këtë njoftoi Policinë, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.
Me urdhër të prokurorit, 33-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.