Aktualisht janë 3 mijë e 263 raste aktive me COVID-19.
Në 24-orëshin e fundit 871 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 253 persona, ndërsa në total janë administruar 1,831,959 doza të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka miratuar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç me vaksinën kundër COVID-19.0
“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovë”, thuhet në njoftim.