Një 25-vjeçare po dyshohet se u keqtrajtua seksualisht për orë të tëra në lagjen ‘Dardania’ të Prizrenit.
Viktima, e cila erdhi nga Zvicra për pushime, dyshohet se u dhunua dhe u sulmua në një veturë, nga i dyshuari Gj.K., 32-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, e me të marrë informacionin policia janë vënë menjëherë në veprim dhe kanë kapur në flagrancë të dyshuarin. Sipas informatave të para, e gjetën duke e rrahur viktimën.
I dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacion policor për t’u intervistuar në lidhje me rastin, ndërkohë që automjeti i tij është sekuestruar, si provë në lidhje me rastin.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, në dyshimet për veprën penale “dhunim”, ndërsa vajza është dërguar në spital për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme mjekësore./paparaci