KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 29 raste të reja me HIV janë regjistruar në Kosovë gjatë vitit 2024
Shëndetësi

29 raste të reja me HIV janë regjistruar në Kosovë gjatë vitit 2024

Kosova News
Kosova News 10:52 -17/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Numri i të prekurve me HIV, krahasuar me vitin e kaluar, është dyfishuar. 29 raste të reja me HIV janë regjistruar në Klinikën Infektive në QKUK gjatë 11 muajve të këtij viti. 

Intektologia Arbana Kasumi, ka treguar se për dallim nga viti 2023, ku u regjistruan 13 raste të reja, këtë vit janë regjistruar 29. 

“Nga viti 2005 deri më tani në 2024 gjithsej janë duke u trajtuar 90 pacientë në Klinikën Infektive…Në vitin 2023 janar-dhjetor kanë qenë gjithsej 13 raste të reja (me HIV). Kurse, në vitin 2024, prej janari deri në gjysmën e nëntorit, 15 nëntor janë gjithsej raste të reja që janë lajmëruar 29 raste. Në vitin 2020 raste të reja kanë qenë vetëm dy, për dallim që në vitin 2024 janë 29 raste të reja. Prej tyre 28 raste janë me terapi në Klinikën Infektive, një rast është që nuk e ka vazhduar trajtimin te ne. Realisht mosha janë adultët (moshat e reja), nuk kemi mosha të tjetra. Mosha më e vjetër që mund të jetë është 67 vjet. Por moshat e reja i kemi, prej 12 vjet po supozoj që është paraqitur tek ne, por tani është rritur. Ka 18 vjeçar, 19 vjeçar e kështu me radhë”, thotë Kasumi.

Kasumi tregon se aktualisht në këtë klinikë është i hospitalizuar një pacient në gjendje më të rëndë të këtij virusi, me AIDS.

“Po, është një pacient me AIDS, që është një gjendje më e rëndë, është duke u trajtuar në Klinikën Infektive…Pacientët të cilët konfirmohen, vijnë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që janë me test pozitiv, paraqiten në Klinikën Infektive, merren analizat e gjakut dhe më pas nëse gjendja e përgjithshme e tyre është e mirë, vendosim terapi dhe i lirojmë në mënyrë ambulantore, që ata mandej vijnë, kontrollet si ju caktohen, por nuk qëndrojnë të spitalizuar në klinikën tonë. Rastet që kanë përkeqësime, i hospitalizojmë derisa t’iu përmirësohen gjendja e tyre”, potencon ajo.

Infektologia në Klinikën Infektive, Arabna Kasumi tregon se gjatë këtij viti, janë dy raste të gjinisë femërore të prekura me këtë infeksion, për dallim nga viti i kaluar, që ky numër ishte zero.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Kosova News 17/11/2024 17/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Dy yje të Real Madridit rrezikojnë të humbasin vendin si titullar nën drejtimin e Xabi Alonsos
17:32 -08/06/2025
SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky i lutet Trumpit
17:10 -08/06/2025
Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani
17:07 -08/06/2025
Franca fiton ndaj Gjermanisë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve
17:04 -08/06/2025
Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?