Deputeti i Kosovës, Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, ka folur në emër të partive politike të komunitetit joshumicë lidhur me propozimin e LDK-së për qeveri të tranzicionit.
Krasniqi pati kritika për kryetarin e LDK-së për të cilin tha se i ka përjashtuar partitë e komuniteteve joshumicë nga ky propozim.
“Jemi si zakonisht për formimin e institucioneve sa më parë dhe sa më shpejt. Po i përcjellim me vëmendje zhvillimet e fundit. Kemi një vërejtje të madhe në deklaratën për media të Abdixhikut ku i bënë thirrje vetëm partive shqiptare dhe përjashton partitë e komuniteteve joshumicë. Kjo qasje përjashtuese nuk është në frymën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se në shkresën që ka drejtuar tek lideri i LVV-së përmend edhe një fakt tjetër ku thotë stagnimi katër vjetar.
Ai ka shtuar se në shkresën që ka drejtuar tek lideri i LVV-së përmend edhe një fakt tjetër ku thotë stagnimi katër vjetar.
“Këtu ne nuk pajtohemi nga fakti i mundësisë që kemi pas si parti të komuniteteve joshumicë të jemi të përfshirë në një qeveri”, tha ai.