KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi akuzon VV-në për krizën institucionale, thotë se propozimi i LDK-së do të shqyrtohet nga Kryesia e PDK-së
Politikë

Krasniqi akuzon VV-në për krizën institucionale, thotë se propozimi i LDK-së do të shqyrtohet nga Kryesia e PDK-së

Kosova News
Kosova News 17:47 -06/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj situatës aktuale politike, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për, siç e cilësoi ai, mbajtjen e vendit në krizë institucionale përmes një qasjeje të imponuar dhe të papërgjegjshme.

Në një prononcim për Telegrafin, Krasniqi tha se qëndrimet e PDK-së kanë qenë të qarta dhe konsistente, ndërsa theksoi se vendi nuk duhet të mbetet peng i interesave të ngushta politike.

“Bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë,” deklaroi ai.

Lidhur me propozimin e bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për formimin e një qeverie tranzitore dhe unifikuese, Krasniqi konfirmoi se është i informuar dhe paralajmëroi se kjo çështje do të diskutohet brenda strukturave të partisë.

“Nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë, do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm,” u shpreh ai.

Propozimi i LDK-së, i bërë publik të martën nga kreu i saj, Lumir Abdixhiku, erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme për formimin e institucioneve të reja, afro tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve më 9 shkurt.

Abdixhiku e hodhi poshtë ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion qeverisës LVV-LDK, duke ritheksuar qëndrimin se partia e tij nuk e mbështet këtë opsion.

Procesi i konstituimit të Kuvendit, i nisur më 15 prill, vazhdon të mbetet i bllokuar, meqë Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

PDK dhe AAK e kanë cilësuar Haxhiun si “figurë përçarëse”, ndërsa LDK-ja ka refuzuar të votojë cilindo kandidat të propozuar nga LVV.

Përkundër kësaj, Vetëvendosje vazhdon ta mbështesë kandidaturën e Haxhiut, duke deklaruar se ajo është kandidate meritore dhe duke përjashtuar mundësinë për një emër tjetër.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kosova News 06/05/2025 06/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?