KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mori pjesë në manifestimin kulturor tradicional “Ditët e Agimit”
Politikë

Kurti mori pjesë në manifestimin kulturor tradicional “Ditët e Agimit”

Kosova News
Kosova News 19:26 -03/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizuar nga Shoqata Kulturore “Ditët e Agimit”, dhe nën përkujdesjen e Komunës së Gjilanit, sot u mbajt manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”, për nder të jetës dhe veprës së heroit Agim Ramadani, ngjarje kjo në të cilën mori pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Për heroin Agim Ramadani, kryeministri theksoi se është ndër dëshmorët e rënë në luftën çlirimtare të popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, teksa shtoi se dëshmorët e kombit nuk janë të përjetësuar në kujtesën tonë kolektive dhe në historinë e Kosovës vetëm për shkak të aktit të tyre të rënies, por edhe për aktivitetet e tyre sa ishin gjallë, angazhimit dhe veprës së tyre në totalitetin e saj.

“Agim Ramadani është me profilin më të gjithanshëm: trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e të cilit vazhdon ende të na befasojë, teksa shohim fotografitë, poezitë, pikturat dhe dorëshkrimet e tij. Agim Ramadani ishte pra, poet, piktor, aktivist politik, strateg ushtarak, si dhe një patriot me shpirt artisti e fort frymëzues edhe për gjeneratat e sotme sikurse për shoqërinë e tij dikur”, tha Kurti .

Në tubimin qendror “I këndojmë Agimit”, në fjalën e tij, kryeministri Kurti shtoi se të tilla manifestime ua zgjasin jetën kujtimeve me nderime dhe mirënjohje jetës së dëshmorëve të lirisë dhe i forcojnë lidhjet e këtyre kujtimeve nga njëri brez në tjetrin.

“Sepse duke i kujtuar dëshmorët mes të gjallësh se si ishin ata, sa ishin të gjallë, i mbajmë të gjalla kujtimet tona për ta dhe shembullin e tyre për ne. Ju dëshiroj një pasdite çlodhëse dhe një mbrëmje të këndshme sonte, në këto ditë të hershme të pranverës së sivjetme, dhe ju përgëzoj për mirëmbajtjen e manifestimeve “Ditët e Agimit”.

Lavdi Katanas, heroit Agim Ramadani, bashkë me dëshmorët dhe martirët e kombit të rënë për lirinë e Kosovës!” përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kryetari i Bujanocit me kërkesë për Gjimshitin: Mposhteni Serbinë

Kurti takon Walkerin, thotë se diskutuan mbi sfidat e Kosovës

KQZ-ja me detaje rreth numrit të anëtarëve të kuvendeve komunale për zgjedhjet lokale

Ambasadori francez: Kosova mund të vetizolohet nëse s’i dëgjon miqtë

Bizneset nesër do t’i mbyllin hyrjet kryesore të Prishtinës

Kosova News 03/05/2025 03/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
79%
2 km/h
Wed
20 °C
Thu
12 °C
Fri
17 °C
Sat
20 °C
Sun
20 °C

Lajmet e Fundit

Kosova ka humbur mbi 9% të popullsisë që nga viti 2011, komuna e Rahovecit ka pësuar rënie prej më shumë se 14 mijë banorësh
15:46 -28/05/2025
Kabineti gjerman aprovon dy projektligje për shtrëngim të rregullave të migrimit
15:29 -28/05/2025
Kryetari i Bujanocit me kërkesë për Gjimshitin: Mposhteni Serbinë
15:18 -28/05/2025
Kurti takon Walkerin, thotë se diskutuan mbi sfidat e Kosovës
14:39 -28/05/2025
Hapet QKMF-ja e re në Mitrovicë
14:20 -28/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?