Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya në Malajzi.
“Pritja me nderime të larta shtetërore në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya në Malajzi. Faleminderit Kryeministër Anwar Ibrahim për mikpritjen!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ky shtet para pak ditësh ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra, dhe Osmani e kishte cilësuar këtë hap të rëndësishëm dhe kishte zbuluar se Kosova do të hapë ambasadën e saj në Kuala Lumpur gjatë vizitës së saj.