Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në nderim të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.
Kurti vendosi lule pranë Monumentit të Personave të Zhdukur, pas dështimit të seancës konstituive.
Ai nuk ka pranuar që të përgjigjet në lidhje me dështimet e seancave konstituive.
