KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Murati: Zgjedhjet, opsioni i fundit
Politikë

Murati: Zgjedhjet, opsioni i fundit

Kosova News
Kosova News 11:59 -27/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se zgjedhjet janë skenari i fundit, megjithatë ai u shpreh se janë të gatshëm. Pas dështimit të përpjekjes së shtatë për konstituimin e Kuvendit, ai tha se sot “pati progres dhe rënie të votave kundër për kryeparlamentare”. Në vazhdimin e seancës konstituive të dielën morën pjesë 109 deputetë, nga 120 sa janë betuar.

Albulena Haxhiu mori 57 vota për, kundër saj votuan 41 deputetë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, ndërkaq, tre deputetët e Nismës Socialdemokrate abstenuan sërish.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se partitë kundërshtojnë takimet konsultative, derisa u pyet se a po negociojnë me PDK-në.

“Ftesa ka qenë publike për konsensus politik, në mënyrë që të dakordohemi për të ecur përpara. Këtë ftesë e ka bërë kryesuesi i seancës, ne jemi të gatshëm si subjekt, si partia fituese dhe partia më e madhe me grupin më të madh parlamentar të marrim pjesë sa herë na ftojnë, jemi të gatshëm edhe të ofrojmë zgjidhje përpara. Megjithatë, i shihni se janë partitë tjera që kategorikisht si subjekte kundërshtojnë ose nuk marrin pjesë. Megjithatë, kemi parë deklarime të deputetëve individual që kanë shprehur gatishmërinë që të japin kontributin e tyre pozitiv për të çuar këtë proces përpara”, deklaroi Murati.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati thotë se bllokada po bëhet nga opozita me votë kundër për kryeparlamentare.

“Sot e pamë një progres, e pamë një ndryshim tek votat kundër pati një rënie. Herën e kaluar kishin qenë 46 vota, kurse sot i patëm 41 vota. Shpresoj dhe uroj në mënyrë që të mos kemi këtë betejën e çdo 48 orëve, ku duhet të dalim këtu dhe të vijmë të deklarojmë se pse dështoi dhe kush e ka fajin. Shpresoj dhe uroj që këto vota që sot ishin kundër të bëjnë hapin e radhës dhe deri në seancën tjetër të marrin përgjegjësinë që ua ka dhënë qytetari, mos të refuzojnë mandatin e tyre dhe të votojnë për konstitutim të Kuvendit”, u shpreh ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se zgjedhjet janë skenari i fundit për partinë fituese.

“Skenari apo opsioni për të shkuar në zgjedhje mbetet skenari i fundit për neve si subjekt fitues, nuk është që nuk jemi të gatshëm, ne do të ishim të gatshëm të shkojmë në zgjedhje, megjithatë ne mendojmë se qytetari e ka thënë fjalën e vet dhe të gjitha subjektet duhet të pajtohen me atë rezultat tash sado që mund të mos i pëlqejë dikujt”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kosova News 27/04/2025 27/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit
14:35 -25/07/2026
Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
14:07 -25/07/2026
UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27
13:50 -25/07/2026
Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe
13:39 -25/07/2026
Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë
13:29 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?