Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se e vetmja zgjidhje për të dalë nga ky ngërq i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit është arritja e një marrëveshjeje politike.
Ajo pas seancës tha se LDK nuk do të votojë as Haxhiun e as ndonjë kandidat tjetër.
“Jam këtu për të shpehur shqetësimi që Vetëvendosje për herë të shtatë po pengon konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ne nuk kemi vota për Haxhiun e as për ndonjë kandidat tjetër. Konstituimi bëhet me marrëveshje politike. Po e shohim se VV edhe pse nuk i ka votat po mundohet që t’i marrë të gjitha institucionet. Ne insistojmë që duhet marrëveshje politike për t’i bërë 61 vota për kryetar të Kuvendit”, tha Bajrami.