Për të shtatën herë, Albulena Haxhiu dështoi të marrë votat e mjaftueshme nga deputetët për t’u bërë kryetare e Kuvendit të Kosovës, raporton KosovaNews
Ajo, për herë të pestë, i mori 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur.
Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidimi i Haxhiut për kryeparlamentare. Nga ana tjetër, opozita po e quan atë figurë përçarëse.
Seanca e radhës do të mbahet të martën më 29 prill.