Refuzimi i vazhdueshëm i kryetarit të Vetëvendosje, Albin Kurti për t’u prononcuar para gazetarëve, mediat në shenjë revolte sot kanë vendosur mikrofonat në tokë derisa ai shkon në qeveri.
Ka disa ditë që Kurti nuk ndalet për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kjo veçmas pas caktimit të seancës konstitutive më 15 prill nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativën kanë fituar 48 mandate, për çka si parti e parë, nuk ka vota të mjaftueshme zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Seanca konstituive ka dështtuar sot për të pestën herë me radhë.
E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë sërish votat për kryetare të Kuvendit, raporton KosovaPress.
Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.
Vazhdimi i seancë konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00