KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla shkarkon Shkëlqim Devollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Kosovës, shkak mohimi i Republikës
Politikë

Gërvalla shkarkon Shkëlqim Devollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Kosovës, shkak mohimi i Republikës

Kosova News
Kosova News 12:18 -19/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gërvalla shkarkon konsullin nderi në Mal të Zi: Zero tolerancë për mohimin e Republikës së Kosovës

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka njoftuar sot për përfundimin e mandatit të Shkelqim Devollit si Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, për rrethin konsullor të Rozhajës, transmeton KosovaNews.

Vendimi, sipas ministres, ka ardhur menjëherë pasi ajo është informuar për rastin dhe është i pakthyeshëm.

Në një postim të ashpër në rrjetet sociale, Gërvalla theksoi se ky veprim synon mbrojtjen e dinjitetit të Republikës së Kosovës nga çdo përpjekje për mohimin e saj.

Ajo u shpreh se individët që mbajnë tituj nderi me dokumente që mohojnë Republikën e Kosovës, “mohojnë gjakun e derdhur për liri, mohojnë ekzistencën tonë, mohojnë Republikën tonë.”

Ministrja Gërvalla nuk ndaloi me kaq, duke aluduar se bëhet fjalë për individë që “ndërsa përfitojnë nga Kosova, regjistrojnë biznese me adresa serbe, përhapin propagandë kundër udhëheqjes shtetërore dhe investojnë miliona për të njollosur imazhin e Kosovës në opinionin publik.”

Ajo e cilësoi këtë vendim si “më shumë se një akt administrativ”, duke e konsideruar atë si një “betim institucional që Kosova nuk do të përfaqësohet kurrë nga ata që i shërbejnë narrativave të shteteve që nuk e njohin pavarësinë tonë.”

Duke përfunduar postimin e saj, Gërvalla ishte e qartë: “Kushdo që mohon shtetësinë e Kosovës, nuk mund të jetë përfaqësues i Kosovës. Kushdo që lëkund të vërtetën tonë shtetërore, do ta gjejë Republikën tonë të vendosur dhe të përgatitur ndaj veprimeve të tyre.”

Mesazhi i saj përfundoi me theksin e fortë: “Asnjëherë ‘Peć, Serbia’ por Pejë, Republika e Kosovës.”.

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Rama: Jemi duke e bërë një robot që do të ndërtojë tulla

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Kurti: Ilir Konushevci ishte shpirti i UÇK-së

Kosova News 19/04/2025 19/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?