KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Publikohet Agjenda e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
Politikë

Publikohet Agjenda e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kosova News
Kosova News 17:02 -08/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mbajti sot mbledhje me përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, lidhur me përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me vendim të presidentes Vjosa Osmani seanca konstituive do të mbahet të martën, më 15 prill 2025, në orën 10:00.

Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesit e subjekteve politike u dakorduan që konform Rregullores dhe praktikave të mëhershme, subjekti me numrin më të madh të deputetëve, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare. Në anën e djathtë të sallës, nga perspektiva e kryesuesit të seancës, do të ulet subjekti i dytë me radhë, Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në anën e majtë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në ulëset e tjera do të ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joserbe.

Kryetari Konjufca ua bëri të ditur përfaqësuesve të subjekteve politike agjendën e seancës konstituive.
.

Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, për të vijuar me betimin e deputetëve. Në vijim do të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të nënkryetarëve.

Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV) dhe deputetja më e re, Sala Jashari (PDK).

Para përfaqësuesve të subjekteve politike që kanë fituar vende në Kuvend kryetari Konjufca prezantoi edhe agjendën e regjistrimit të deputetëve, si procedurë standarde para seancës konstituive.

Kështu, të enjten, më 10 prill, nga ora 9:00 – 16:00 do të regjistrohen deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të premten, më 11 prill deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa të hënën, më 14 prill, deputetët nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të komuniteteve pakicë, në intervalin e njëjtë kohor.

Gjithashtu lexoni:

Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Tortë për ditëlindjen e Simiqit në Kuvend nga PDK-ja,  Zyba: Për detajet e festës është mirë të na tregojë vetë kjo parti

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Asociacioni i Komunave të Kosovës akuzon Ministrinë e Financave për bllokim të projekteve komunale

Kosova News 08/04/2025 08/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Trump: T’i jepet fund luftës në Gazë
19:58 -29/06/2025
Tre të lënduar në një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
19:23 -29/06/2025
Jo vetëm Milani, një tjetër klub i madh evropian futet në garë për Ardon Jasharin
19:18 -29/06/2025
Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën
18:21 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?