KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pasi SHBA-ja ia bllokoi eksportin vitin e kaluar, ‘Comodita’ në Gjakovë largon nga puna mbi 400 punëtorë përkundër kontratave deri në fundvit
Politikë

Pasi SHBA-ja ia bllokoi eksportin vitin e kaluar, ‘Comodita’ në Gjakovë largon nga puna mbi 400 punëtorë përkundër kontratave deri në fundvit

Kosova News
Kosova News 22:42 -04/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë vitit të kaluar, Departamenti Amerikan i Tregtisë nisi një hetim ndaj kompanisë kosovare “Ventius International L.L.C” (“Comodita Home”) për shitje të dyshekëve me çmime ‘dumping’ në SHBA, duke çuar në pezullimin e eksportit nga marsi 2024 për të paktën gjashtë muaj.

Autoritetet amerikane dyshuan në shitje me çmime artificialisht të ulëta për avantazh të padrejtë konkurrues.

Si pasojë, ky vendim ka filluar të ndikojë negativisht në Kosovë, duke lënë pa punë mbi 400 punëtorë të “Comodita”-s në Gjakovë, pavarësisht kontratave të tyre të vlefshme.

Mbi 400 persona në qytetin e Gjakovës sot kanë mbetur pa punë, pasi janë larguar nga fabrika ku po punonin, ani pse kontratat i kishin aktive deri në fund të këtij viti. Bëhet fjalë për qindra gra e burra që ishin të punësuar në fabrikën ‘Comodita’ në Gjakovë, aty ku me shumë mund e siguronin bukën e gojës.

I shqetësuar për këtë është shprehur një qytetar, i cili ka punuar në ‘Comodita’ tash e pesë vite.

Punëtori në fjalë (rreth 30-vjeçar), ka bërë të ditur se për këtë vendim janë njoftuar vetëm një javë më parë, mirëpo asgjë nuk ka qenë e sigurtë. Ndërsa, sipas tij, sot në ora 16:00, u njoftuan zyrtarisht për largimin nga puna.

“Sot erdhi vendimi në ora 16:00, na thanë s’keni nevojë me dalë mo, ‘kemi falimentu’”, është shprehur qytetari.

Sipas tij, në fabrikën ‘Comodita’ në Gjakovë, kanë mbetur rreth 40 punëtorë aktivë, duke mos përfshirë punëtorët administrativë.

Ai ka thënë për Sinjalin se vendimi për largimin nga puna pa u paralajmëruar të paktën një muaj më herët, është një padrejtësi dhe sipas tij, ky vendim i ka dëmtuar qindra punëtorë.

“Janë largu nga puna 400 deri në 450 punëtorë. Është diçka e padrejtë, ka shumë punëtorë aty, gra, vajza, ka persona që kanë kredi, sa kemi qenë të punësuar në ‘Comodita’ bankat na kanë japë nga 40 mijë euro kredi, dhe tash janë metë njerëzit, ka disa që s’munden me hy më në punë, pasi e kanë zanat qepjen. Është dashur të lajmërojnë të paktën 3-4 muaj përpara, e jo sot për sot, është e papranueshme, se kemi punu për shumë vite”, ka potencuar ish-punëtori i fabrikës ‘Comodita’.

Duke shprehur shqetësimin e tij, në lidhje me këtë largim masiv të punëtorëve nga puna, 30-vjeçari e ka lënë në faj menaxhmetin e fabrikës “Comodita’./Sinjali/

Lexo po ashtu:

SHBA-ja ia ndalon eksportin e dyshekëve “Comoditës” nën dyshimet për vendosje të “çmimeve artificiale”

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit

Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë

Hoxhaj: E mbështes koalicionin Vetëvendosje – PDK

Trumpi thotë se javët e fundit është marrë edhe me Kosovën dhe Serbinë

Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Kosova News 04/04/2025 04/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
70%
2 km/h
Thu
36 °C
Fri
34 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit
22:46 -25/06/2025
Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë
22:27 -25/06/2025
Hoxhaj: E mbështes koalicionin Vetëvendosje – PDK
22:01 -25/06/2025
Çeku: Shtimja shumë shpejt do të bëhet me stadium modern
21:28 -25/06/2025
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak
21:12 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?