KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas PDK-së, edhe LVV kundër rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve: Ankohet në PZAP
Politikë

Pas PDK-së, edhe LVV kundër rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve: Ankohet në PZAP

Kosova News
Kosova News 16:13 -17/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Anulim të 18 mijë votave me postë të LDK-së, shpallje të rivotimit me postë në diasporë, eliminimi nga lista të Hysen Çekajt, ishin këto tri ankesat që Lëvizja Vetëvendosja i ka çuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në orën e fundit të afatit të ligjshëm për ankesa, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare zgjedhore e që do të duhej të hapte rrugë për certifikimin final.

Blerim Sallahu dhe Alim Rama, nga kjo parti njoftuan se kanë dërguar “20 faqe” ankesë me, siç pretendojnë ata sërish, “prova të manipulimeve” të votave nga Lidhgja Demokratike e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit sipas rezultateve përfundimtare të shpallura javën që lam pas nga KQZ, kishin fituar 42,3% të votave, nuk po e pranon këtë rezultat. Ata janë ankuar sërish në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Si përfaqësues i kësaj ankese në konferencë për medie nga Vetëvendosje, doli zëvendësministri Blerim Sallahu, i cili tha se ankesa e tyre koketon te votat me postë, e sidomos në dyshimet e tyre për votat e LDK-së.

“Dorëzuam ankesë kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare me pretendimet tona lidhur me votimet me postë ,a për shkak të manipulimeve keqpërdorimeve të shumta të anëtarëve të LDK-së, lidhur me votimet me postë, që këto votime kanë pasur një adresë të vetme, dhe kësisoj votimi ka ndodhur në formë të manipuluar masivisht dhe me kimik e duar të njëjtë”, tha Sallahu.

“Njerëz të LDK-së kanë votuar masivisht për Lidhjes Demokratike të Kosovës, po ashtu që nga farsa e regjistrimit të votuesve ku shumë votues janë regjistruar vetëm një numër telefoni, qindra votues. Deri te plotësimi i fletëvotimeve…ka qenë organizim kriminal i njerëzve të lidhur dhe angazhuar nga LDK, nga strukturat e LDK-së. Sot VV kërkoi nga PZAP që të eliminojë këtë padrejtësi të madhe që ka ndodhur. Vendimi duhet patjetër duhet të jetë rivotim, dhe rishprehje e vullnetit të qytetarëve. Të anulohen 18 mijë vota të LDK-së; Të ketë rivotim të serishëm të votimit me postë; Kandidatët që kanë marrë votë pakrahasimisht më shumë me postë se sa në Kosovë, të largohen nga lista, dhe të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë”, kërkoi Sallahu.

Ndërkohë, Vetëvendosje nuk është e vejtmja parti që është ankuar në PZAP për rezultatetet përfundimtare të zgjedhjeve.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë bërë të ditur se ankesat janë dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

“PZAP-I, deri më tani ka pranuar tri ankesa për shpalljen e rezultateve përfundimtare. Këto tri ankesa janë parashtruar nga subjekti politik PDK”, thuhet në përgjigjen e PZAP-it.

PZAP gjithashtu ka bërë të ditur se afati për parashtrim të ankesave, përfundon sot në ora 17:00

Gjithashtu lexoni:

Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës

Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Peci publikon foto nga Mitrovica Veriore: Freski, qetësi e siguri në veri

Kosova News 17/03/2025 17/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit
19:50 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?