KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nuk e pranojnë se janë spiuna të Serbisë, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm
Siguri

Nuk e pranojnë se janë spiuna të Serbisë, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kosova News
Kosova News 11:42 -17/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën e shqyrtimit fillestar të akuzuarit për spiunazh për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale spiunazh, ndërsa, i akuzuari, Muharrem Qerimi pranoi fajësinë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

I akuzuari, Bedri Shabani teksa mohoi akuzën për veprën penale spiunazh u kthye nga kamerat duke bërë simbolin me gisht, të njohur nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

“I nderuar gjykatës plotësisht jam i pafajshëm”, u shpreh ai.

Akuzën për spiunazh e mohoi edhe i akuzuari tjetër, Muharrem Qerimi, por ky i fundit e pranoi fajësinë për veprën penale armëmbajtje pa leje.

Nuk e pranoj fajësinë për veprën penale spiunazh, kurse për armëmbajtje pa leje e pranoj fajësinë”, theksoi ai.

Prokurorja e rastit, Fikrije Fejzullahu kërkoi nga trupi gjykues ta pranoj fajësinë e Qerimit për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Edhe mbrojtësi i Qerimit, avokati Betim Shala u pajtua me pranimin e fajësisë nga ana e klientit të tij lidhur me veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Pas pranimit të fajësisë për “armëmbajtje pa leje”, nga i akuzuari Muharrem Qerimi, kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri miratoi pranimin e fajësisë nga ky i akuzuar.

Më pas, nxori aktvendim që shpallja e aktgjykimit për armëmbajtje pa leje është shtyrë deri në përfundim të kësaj çështje penale.

Trupi gjykues njoftoi se për veprën e spiunazhit palët kanë të drejtë në afat prej 15 ditësh të paraqesin kundërshtimin e provave apo kërkesë hedhje të aktakuzës.

Seanca e kaluar e shqyrtimit fillestar në këtë rast gjyqësor ishte ndërprerë me kërkesë të të akuzuarit, Bedri Shabani i cili kërkoi afat shtesë për lexim të aktakuzës.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Kosova News 17/03/2025 17/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?