Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mjeti i dyshimt shpërthyes që u gjet sot në Badoc, ishte granatë dore.
“Rreth orës 11:30 është pranuar informata se në afersi te liqenit të Badocit është hasur një mjet i dyshimt shpërthyese.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual.
Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore.
Aktualisht policia po vijon puna për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin” thuhet në njoftimin e Policisë