Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6.650.
Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) treguan për 274 raste te reja.
Sipas njoftimit të MSh-së rastet e reja dolën nga testimi i 883 të dyshuarve si të infektuar.
Tashmë numri i rasteve aktive është 5.650 në Kosovë.
Mbi 903 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 824 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 104 mijë.
Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 3 mijë vdekje.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020./KosovaNews/
