KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 27 vjet  nga rënia e Agim Ramadanit, heroizmi i përjetshëm i Koshare­s
Siguri

27 vjet  nga rënia e Agim Ramadanit, heroizmi i përjetshëm i Koshare­s

Kosova News
Kosova News 10:49 -11/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot shënohen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit dhe luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani, një prej figurave më emblematike të luftës për liri dhe një nga strategët kyç të Betejës së Koshares.

Në kujtim të tij, në mesditë organizohet akademi përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Derisa me çdo  9 prill, ky amanet historik i rezistencës shqiptare përkujtohet përmes manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”, në nderim të betejës që theu kufirin shqiptaro-shqiptar.

Agim Ramadani – Katana, ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit në Koshare dhe së bashku me bashkëluftëtarët realizoi një nga momentet më simbolike të luftës çlirimtare.

I lindur më 3 maj 1963 në Zhegër të Gjilanit, ai u formua si ushtarak në Akademinë Ushtarake në Zagreb dhe më pas si artist e krijues, duke lënë gjurmë në poezi dhe pikturë.

Në vitin 1998, ai la jetën e emigrantit në Zvicër dhe iu përgjigj thirrjes së atdheut, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së, ku u shqua si komandant i respektuar dhe strateg i guximshëm i luftës. Pas thyerjes së kufirit në Koshare, ra heroikisht në vendin e quajtur “Rrasa e Zogut”, duke hyrë përgjithmonë në historinë e lirisë së Kosovës.

Brigada 138 e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbante emrin e tij, si dëshmi e trashëgimisë së tij ushtarake dhe morale, ndërsa në Gjilan është ngritur edhe shtatorja e tij, si simbol i qëndresës dhe sakrificës.
Agim Ramadani – Katana mbetet një nga figurat më të ndritura të luftës së Kosovës, emër që lidhet pazgjidhshmërisht me lirinë dhe idealin e saj.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Kosova News 11/04/2026 11/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?