Njëzet e gjashtë vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq.
Në këtë masakër, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej nëntëmbëdhjetë deri më njëzet e katër maj 1999.
Konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve. Nga aty kanë dalë edhe dëshmitarë që i kanë mbijetuar masakrës, e që pastaj kanë rrëfyer për tmerrin e përjetuar.
Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush.