KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 24-vjetori i Masakrës së Studimes – Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi e bëhet thirrje për unitet
Siguri

24-vjetori i Masakrës së Studimes – Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi e bëhet thirrje për unitet

Kosova News
Kosova News 13:13 -02/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Vushtrrisë të enjten organizoi Akademi përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes, ku morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e shumë familjarë të dëshmorëve të rënë për liri, qytetarë nga e gjithë Kosova, etj.

Masakra e Studimes, presidentja Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Akademia filloi me një minutë heshtje në nderim të të rënëve në Masakrën e Studimes.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se masakrat e kryera nga Serbia janë dëshmi e fuqishme se Serbia ka kryer krime në Kosovë, kurse Kosova ka qenë viktimë.

“Jemi sërish këtu për t’i përkujtuar 116 civilë. Fëmijë e gra shtatzëna, makineria serbe i vrau brenda dy orëve vetëm se ishin shqiptarë. Si shtet e si komb ne ende duhet të përballemi me plagë të hapura dhe dhimbje të përballueshme. Njësoj si në Studime qytetarët kanë përkujtuar edhe shumë të rënë të tjerë e që janë dëshmi e fuqishme e të drejtës sonë dhe konfirmimit të faktit se Kosova ishte viktimë, ndërsa Serbia shoviniste”, tha Osmani.

“Këtë të vërtetë do ta mbrojmë kudo e kurdo, sepse lufta jonë ishte e drejtë për mbrojtjen e shtëpisë sonë siç bëri secili hero, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Jemi në përkrahje të familjarëve të dëshmorëve për t’ju siguruar drejtësi. 2 maji ishte i kobshëm, Serbia ekzekutoi shqiptarë nga gjakftohtësia. Liria nuk dhurohet por fitohet me sakrificë, Studimja është ringritur përderisa banorët me drejtësi shikojnë nga e ardhmja dhe punojnë për Kosovën. Studimja dhe e gjithë Kosova e mbajnë dhimbjen e përbashkët”, ka thënë më tej presidentja Osmani.

Ndërsa kryeministri, Albin Kurti, tha se numri i masakrave është dëshmi e karakterit gjenocidal serb dhe se vrasjet janë kryer nga ushtria e rregullt serbe.

“Krahas sakrificës së të rënëve e çmojmë qëndresën e popullit. I përulemi popullit të Kosovës që nuk iu përkul kurrë Serbisë. Vrasjet janë kryer nga ushtria e rregullt serbe. Dëshmitarët thonë, duke i dëgjuar në radio-lidhje thoshin se “pak është”, sa janë vrarë. Këta muaj u përkushtohemi viktimave të masakrës së Izbicës, familjes Berisha, e Korenicës”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri shtoi se i vetmi kusht për paqe është drejtësia për viktimat.

“Numri i masakrave është dëshmi e karakterit gjenocidal serb. Krimet kanë ndodhur para një çerek shekulli, kemi mungesë të dënimit për kriminelët serb, duhet drejtësi për viktimat përballë terrorizimit shtetëror. Drejtësia për viktimat është kushti i vetëm për paqe”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në një fjalë rasti, tha se 25 vite më parë ky vend është larë me gjak e që ky gjak ia solli lirinë Kosovës.

“Për të gjithë që na ndihmuar për lirinë dhe pavarësinë u jemi mirënjohës, miqve dhe aleatëve. Derisa sot po përkujtojmë Masakrën, kriminelët enden të lirë. Sot jemi me ju sepse ky gjak u derdh për liri dhe ky vend është i të gjithëve”, tha Idrizi.

“Ne si kem rendet të flejmë dhe të kotemi sepse e kemi hasmin kojshi. Këtë na e rikujton edhe shtatori i vitit të kaluar kur bandat serbe na sulmuan dhe ra dëshmor heroi, Afrim Bunjaku”,tha Idrizi.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se Maskara e Studimes është dëshmia e gjallë e asaj çka ka kaluar populli i Kosovës për liri.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se deri më tani kemi bërë shumë si shtet për ndërtimin e demokracisë por ka edhe shumë për të bërë.

“Pas lirisë e kishim demokracinë, kemi bërë më të mirën për me ndërtu demokracinë. Kishim pavarësinë si destinacion, e kemi arritur. Kjo është që i nderon të gjithë martirët e rënë për liri, destinscioni ynë është NATO. Shoh dobësi dhe shumë punë në këtë rrugë”, tha Haradinaj.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Kosova News 02/05/2024 02/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?