24 vite më parë në Burgun e Dubravës është kryer njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.
Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.
Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush.
Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të masakrës së Dubravës, të hënën nga ora 10:00 bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës nga forcat ushtarake policore serbe.
Shërbimin Korrektues i Kosovës dhe Ministria e Drejtësinë si çdo vit tjetër edhe këtë vit ka lejuar hyrjen e familjarëve të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës si dhe musafirëbe tjerë në hapësirat e burgut për të nderuar të burgosurit e vrarë gjatë periudhës 19-24 maj 1999.
Në homazhe do të marrin pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Kujtojmë se 24 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq.
19 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.
Njoftimi i plotë i Këshillit Organizativ:
Njoftojmë të gjithë ish të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës si dhe të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2023 (e hënë), duke filluar nga ora 10:00, do të bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 24 vjet më parë, (19-24 maj 1999).
Hyrja në hapësirën e burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 09:30.