KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 24 vjet nga dëbimi i shqiptarëve dhe deportimi i tyre në Maqedoni e Shqipëri, Kurti: Kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë
Politikë

24 vjet nga dëbimi i shqiptarëve dhe deportimi i tyre në Maqedoni e Shqipëri, Kurti: Kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë

Kosova News
Kosova News 23:09 -01/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot u bënë 24 vite nga 1 prilli i vitit 1999, kur njësitë policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe nisën dëbimin e banorëve shqiptarë të Prishtinës dhe deportimin e tyre në drejtim të Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi të shkrepura pikërisht atë ditë në stacionin e trenave në Prishtinë, fotografia e parë tregon popullsinë shqiptare të dëbuar të Prishtinës duke i hipur nëpër trena. Autoritetet serbe i kishin përgatitur këta trena për udhëtime njëdrejtimëshe, me të cilët do të boshatisej Prishtina nga popullsia e saj vendase shqiptare.

Kurti tutje ka dhënë detaje rreth asaj dite duke thënë se Kosova do të kujdeset që historia dhe trashëgimia e luftës së Kosovës, të studiohet për njohje dhe të adresohet për kujtesën kolektive, si dhe kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë.

“Serbia duhet mbajtur përgjegjëse para drejtësisë ndërkombëtare dhe para historisë, për shkaktimin e luftës në Kosovë dhe për të gjitha vrasjet e masakrat, spastrimin etnik dhe veprimet e kryera gjenocidale, shkatërrimet dhe plaçkitjet, si dhe dëmet e të gjitha pasojat e luftës në Kosovë”, shkroi Kurti.

Postimi i plote:

Sot u bënë 24 vite nga 1 prilli i vitit 1999, kur njësitë policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe nisën dëbimin e banorëve shqiptarë të Prishtinës dhe deportimin e tyre në drejtim të Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë. E shkrepur pikërisht atë ditë në stacionin e trenave në Prishtinë, nga fotoreporteri i Reuters, Goran Tomašević, fotografia e parë tregon popullsinë shqiptare të dëbuar të Prishtinës duke i hipur nëpër trena. Autoritetet serbe i kishin përgatitur këta trena për udhëtime njëdrejtimëshe, me të cilët do të boshatisej Prishtina nga popullsia e saj vendase shqiptare.

Po atë ditë, më 1 prill 1999, fotografi Eric Feferberg ka fiksuar në një fotografi karvanin e gjatë të refugjatëve shqiptarë që pasi janë zbritur nga trenat, po ecnin nëpër binarët e hekurudhës, nën urdhërat e policisë serbe që i kishte dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre. Mijëra shqiptarë do të kalonin ditë dhe netë të tëra në fshatin kufitar Bllacë, duke pritur për të kaluar kufirin dhe për t’u strehuar në Maqedoni, në kampe refugjatësh ose në familje shqiptarësh.

E datës 1 prill 1999, është edhe kjo fotografi e bërë nga Roger Lemoyne në Bllacë. Siç shihet në të, mijëra njerëz të ngjeshur në një hapësirë të vogël në natyrë të hapur, prisnin të kalonin kufirin teksa qëndronin nën tenda të improvizuara najloni, mes rreziqesh të shumta nga policia serbe, uria, mungesa totale e kushteve higjienike e mjekësore si dhe rreziku i shpërthimit të epidemive.

Përveçse me trena, më 1 prill 1999, një pjesë e mirë e banorëve të Prishtinës u dëbuan edhe me makinat e tyre private. Ata udhëzoheshin nga policët serbë që falas të furnizoheshin me karburante vetëm aq litra sa nevojiteshin për të arritur deri në kufi me Shqipërinë, ku policia serbe ua konfiskonte dokumentet e identifikimit, për t’i zhveshur nga identiteti civil dhe shkëputur nga argumenti ligjor administrativ i origjinës së tyre. Ato ditë, konkretisht më 3 prill 1999, Joel Robine ka shkrepur një fotografi ku shihet një kolonë refugjatësh shqiptarë të dëbuar nga Kosova, që sapo kanë kaluar kufirin dhe janë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Operacioni për dëbimin e shqiptarëve nga Prishtina i nisur më 1 prill 1999, po zhvillohej në kuadër të fazës së tretë të planit “Patkoi”, të hartuar nga Serbia për spastrimin etnik të Kosovës nga popullsia autoktone shqiptare. Disa ditë më pas, më 9 prill 1999, Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Rudolf Scharping, e demaskoi publikisht planin e koduar “Patkoi”, siç e ka rrëfyer më pas edhe në librin e tij: “Wir dürfen nicht wegsehen. Der Kosovo Krieg und Europa”.

Pamjet dhe dëshmitë e shumta të dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre si dhe vrasjet e masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë, e kishin nxitur aleancën e NATO-s që të ndërmerrte një fushatë bombardimesh ajrore mbi Jugosllavi, deri në çlirimin e Kosovës në qershor 1999. Ajo ishte një ndërhyrje e kërkuar dhe e mirëseardhur në ndihmë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Republika e Kosovës dhe populli i saj nuk harron asnjëherë dhe nuk falë askë! E vërteta e luftës së Kosovës është e dëshmuar nga faktorë vendorë dhe ndërkombëtarë siç edhe është hulumtuar dhe studiuar brenda dhe jashtë Kosovës. Shteti i Kosovës do të kujdeset që historia dhe trashëgimia e luftës së Kosovës, të studiohet për njohje dhe të adresohet për kujtesën kolektive. Kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë, ashtu siç Serbia duhet mbajtur përgjegjëse para drejtësisë ndërkombëtare dhe para historisë, për shkaktimin e luftës në Kosovë dhe për të gjitha vrasjet e masakrat, spastrimin etnik dhe veprimet e kryera gjenocidale, shkatërrimet dhe plaçkitjet, si dhe dëmet e të gjitha pasojat e luftës në Kosovë!

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kosova News 01/04/2023 01/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?