22 policë kanë vdekur dhe të 32 të tjerë janë lënduar, pasi që një sulmues vetëvrasës shpërtheu makinën e tij të mbushur me eksploziv në portën kryesore të një stacioni policie në veriperëndim të Pakistanit, të martën në mëngjes.
Nga shpërthimi u shemb një pjese të ndërtesës.
Zyrtarët thanë se ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse të muajve të fundit.
Pas shpërthimit disa militantë gjithashtu hapën zjarr drejt stacionit të policisë, të cilit iu përgjigjën edhe zyrtarë policor.
Oficeri i policisë lokale Kamal Khan ka thënë se nga shkëmbimi i zjarrit që zgjati disa orë u vranë tre sulmues.
Sipas tij numri i të vdekurve nga sulmi ka gjasa të rritet pasi disa nga policët e plagosur janë në gjendje kritike, thanë autoritetet.
Trupat e 22 policëve të vrarë u transferuan në spital.
Policia ka nisur një operacion kërkimi në zonën përreth për të kapur militantët që u larguan, thanë zyrtarët.
Sulmi ndodhi në Dera Ismail Khan, qytet në provincën Khyber Pakhtunkhëa në kufi me Afganistanin, tha Khan. Provinca është një ish-bastion i grupit militant taleban pakistanez, i njohur gjithashtu si Tehreek-e-Taliban Pakistan, ose TTP.


