Ceremonia e Ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, ka përfunduar me parakalimin e njësive të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

(E plotësuar, ora 11:20) Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca tha se policët e Kosovës tonë ranë në kryerje të detyrës duke luftuar krimin dhe duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës.
“Sot po shënojmë 22 vite të themelimit të Policisë së Kosovës, institucionit bosht të Kosovës. Në këtë rrugëtim, 21 policë të Kosovës kanë rënë në kryerje të detyrës, ata janë heronjë të sundimit të ligjit, demokracisë dhe paqes në Kosovë”, tha ai.
Ai ka përmendur heroin Enver Zymberi të rënë në veri të Kosovës. “Ai dha jetën në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.
Sveçla: Nuk do të lejojmë që të njolloset policia e Kosovës
Kurse Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar lartë Policinë e Kosovë, e cila është duke bërë punë shumë të mirë.

“Nuk do të lejojmë që të njolloset policia e Kosovës, po punojmë që policinë ta bëjmë të dashur”, tha ai.
Mehmeti: Policët kanë rënë në shërbim të atdheut
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ,Samedin Mehmeti, tha se sot janë mbledhur për të nderuar 21 policët e Kosovës e rënë në shërbim të rendit dhe ligjit në Kosovë.
“Shteti i Kosovës i ka shpallur heronj të Kosovës. Ne çdo ditë i kujtojmë familjarët tuaj dhe kolegët tanë, Policët e Kosovës kanë rënë në shërbim të atdheut”, theksoi ai.
Mehmeti vlerësoi se luftimi i krimit do të thotë siguri për qytetarët.

Nderohen policët në kryerje të detyrës-Live
(E plotësuar, ora 11:20) Me një minutë heshtje në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës, ka filluar ceremonia në nderim të tyre.
Dita memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës-Live
Ka filluar ceremonia e Ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës.
Ceremonia ka filluar me vendosjen e kurorave para lapidarëve të heronjve tek Drejtoria e Përgjithshme e PK-së.


