KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 20-vjetori i vrasjes së Ukë Bytyqit, Osmani: Guximi e vendosmëria e tij mbetet shembull për politikanët e sotëm e të nesërm
Politikë

20-vjetori i vrasjes së Ukë Bytyqit, Osmani: Guximi e vendosmëria e tij mbetet shembull për politikanët e sotëm e të nesërm

Kosova News
Kosova News 12:24 -27/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar kryetarin e parë të Suharekës së pasluftës dhe veprimtarin e shquar të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e vendit, Ukë Bytyqin në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Presidentja Osmani ka thënë se sot përkujtojmë 20-vjetorin e vrasjes së kryetarit të parë të Suharekës së pasluftës, Ukë Bytyqit, veprimtarin e shquar të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e vendit, aktivistin e devotshëm e bashkëmendimtarin e bashkëveprimtarin e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës

“Uka u vra së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajramin e Bajram Bytyçin,  vetëm një ditë pasi ishte rikonfirmuar fitues në garën për të parin e komunës. Guximi, vendosmëria e urtia e fjalës së tij mbetet shembull për politikanët e sotëm e të nesërm”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Sot përkujtojmë 20-vjetorin e vrasjes së kryetarit të parë të Suharekës së pasluftës, Ukë Bytyqit, veprimtarin e shquar të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e vendit, aktivistin e devotshëm e bashkëmendimtarin e bashkëveprimtarin e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.

Uka u vra së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajramin e Bajram Bytyçin,  vetëm një ditë pasi ishte rikonfirmuar fitues në garën për të parin e komunës. Guximi, vendosmëria e urtia e fjalës së tij mbetet shembull për politikanët e sotëm e të nesërm.

Këto vlera, të cilat e shndërruan atë në njeri të dashur e të besueshëm për qytetarët e Suharekës dhe të gjithë Kosovës, do të jetojnë gjatë e do të shërbejnë si shembull se si duhet e punohet për atdheun.

Dy dhjetëvjetësha nga atëherë, qytetarët e Suharekës dhe të gjithë Kosovës e kujtojnë me respekt të thellë personalitetin dhe veprën e tij në shërbim të vendit.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ukë Bytyqin!

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 27/10/2022 27/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?