KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 19 organizata u kërkojnë deputetëve që të miratojnë ligjin për pagën minimale
Politikë

19 organizata u kërkojnë deputetëve që të miratojnë ligjin për pagën minimale

KosovaNewss
KosovaNewss 15:59 -27/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, 19 organizata të shoqërisë civile dhe sindikata, nëpërmjet një letre u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të miratojnë Projektligjin ku përcaktohet paga minimale.

Në një komunikatë dërguar mediave ato e konsiderojnë këtë si çështje urgjente.

“Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, ju drejtohemi për çështjen urgjente të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale në Kosovë”, thuhet në letrën e tyre, ku shtohet se ky Projektligj ka ngecur që nga qershori i vitit 2022, gjë që sipas tyre nënkupton se e ka tejkaluar afatin procedural kur do të duhej të hidhej në votim të dytë.

“Duhet theksuar se niveli i pagës minimale sot në Kosovë, i caktuar për herë të parë dhe të fundit në vitin 2011, nuk është as për së afërmi në përputhje me zhvillimet ekonomike, e veçanërisht me rritjen galopante të inflacionit gjatë vitit të kaluar, rritje kjo që po vazhdon edhe këtë vit. Kjo e ka vështirësuar jetën e qytetarëve, sidomos ata që jetojnë në varfëri. Po ashtu, Kosova sot e ka pagën më të ulët minimale në rajon, duke e pasur parasysh se të gjitha vendet e rajonit tashmë kanë marrë masa e vendime që e kanë rritur pagën minimale”, thuhet në letrën e tyre.

Projektligji i propozuar për pagën minimale, thuhet se është një hap drejt garantimit që të gjithë punëtorët në Kosovë të paguhen me një pagë më të drejtë dhe që reflekton koston e jetesës.

“Ndonëse i pamjaftueshëm, ky ligj do të ofrojë lehtësim shumë të nevojshëm për punëtorët me paga të ulëta për ta përballuar jetesën, si dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë dhe pabarazisë”, thuhet në letër.

Tutje thuhet se përkundër shqetësimeve se paga minimale mund të ketë ndikim negativ në konkurrueshmërinë e bizneseve, hulumtimet dhe përvojat e shumë ekonomive kanë dëshmuar se bizneset në të vërtetë përfitojnë nga rritja e pagës minimale, meqë kjo e rrit produktivitetin e punëtorëve të tyre, e rrit konsumin e përgjithshëm shoqëror, si dhe e redukton braktisjen e vendeve të punës nga punëtorët gjë që, sipas tyre, e stabilizon biznesin në përgjithësi.

“Shtoja këtu edhe përballjen me problemin akut në Kosovë e rajon – migrimin – fenomen ky që drejtpërdrejt po i godet dhe do t’i godas bizneset e Kosovës përmes mungesës së fuqisë punëtore. Ne konsiderojmë që është përgjegjësi e institucioneve publike të marrin masa e sjellin vendime të cilat e rrisin mirëqenien e dinjitetin njerëzor të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Paga e dinjitetshme dhe puna e dinjitetshme janë një prej faktorëve kryesor që ndikojnë në mirëqenie”, thuhet në letrën ku u bëhet thirrje deputetëve që të votojnë pro ligjit të ri për pagën minimale.

“Kësisoj, ju do të ndërmerrni një hap të rëndësishëm drejt promovimit të drejtësisë sociale dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në letër.

Organizatat që e kanë bërë këtë thirrje janë Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të IPKO-s, Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit Limak Kosova, Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës, Advocacy Training & Resource Center – ATRC, Community Development Fund – CDF, Green Energy Kosova, Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS, Instituti Cilësor për Hulumtime dhe Trajnime – iCHat, OJQ Gruaja Hyjnore, OJQ LENS, OJQ Zana, Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – KCSS, Qendra për Politika dhe Avokim – QPA, QIKA, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës – RRGGK, Sbunker dhe Women 4 Women – W4W.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

KosovaNewss 27/04/2023 27/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë
13:12 -03/08/2026
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës
12:38 -03/08/2026
Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve
12:06 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?