KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtori lëndohet rëndë gjatë punimeve te nënkalimi në Ferizaj, rasti nuk raportohet në Polici
Siguri

Punëtori lëndohet rëndë gjatë punimeve te nënkalimi në Ferizaj, rasti nuk raportohet në Polici

Kosova News
Kosova News 14:39 -19/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Është lënduar rëndë një punëtor i kompanisë “Linda”, e cila në konsorcium me kompaninë “Bardhi” po kryen punimet te nënkalimi në hyrje të Ferizajt, afër Stacionit të Policisë. Në kushte anonimiteti, punëtorët kanë thënë se rasti është tentuar të mbahet i izoluar.

KOHA ka siguruar një video në të cilën shihet punëtori i shtrirë në tokë dhe kolegët duke u munduar t’i japin ndihmën e parë.

Rasti ka ndodhur të enjten e kaluar, por ai nuk është raportuar në Polici, edhe pse pronarët e kompanisë e kanë dërguar të lënduarin për ndihmë mjekësore në Spitalin e Ferizajt.

Pas pyetjeve të dërguara për këtë rast të martën, Policia e Ferizajt ka njoftuar se ka nisur hetimet. Kjo gati një javë pasi ka ndodhur ngjarja. Në Polici kanë thënë se rasti nuk është raportuar nga askush.

Një nga punëtorët që ka thënë se ka qenë në vendin e ngjarjes, në kushte anonimiteti ka deklaruar se dëshiron ta raportojë këtë rast, i cili sipas tij është tentuar të mbahet i izoluar dhe të mos raportohet në Polici.

“Dua të raportojë një ‘skandal’ që na ka ndodhur gjatë punimeve të ndërtimit të nënkalimit në Ferizaj, te Stacioni i Policisë. Ne ditën e enjte është lënduar një punëtor, siç shihet edhe në videon që po ua dërgoj. Kjo ngjarje nuk është raportuar as në Polici ose Inspektorat dhe as në ndonjë institucion tjetër. Ne jemi punëtorë të kompanisë ‘Bardhi’ që jemi të kontraktuar nga Komuna për ndërtimin e nënkalimit dhe jemi shtrënguar që këtë ngjarje mos ta diskutojmë me askënd dhe na kanë thënë që s’guxojmë ta raportojmë askund. Ju kisha lutur që ta mbani anonim identitetin tim sepse mund të më kushtojë”, ka thënë ky burim.

 Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për KOHËN se nuk kanë pranuar asnjë informatë lidhur me këtë rast. “Policia Rajonale e Ferizajt , në momentin që ka pranuar informatën nga ju, ka nisur trajtimin dhe në bazë të gjetjeve do t’i marrë masat e nevojshme dhe do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Veseli.

Po ashtu është  kontaktuar edhe me drejtorin e infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, Meriton Hajdini, i cili ka dhënë pak detaje për rastin. “Jemi informuar nga kompania atje se gjatë punimeve është lënduar një punëtor dhe i cili është dërguar për trajtim në spital. Nuk di asgjë më shumë”, ka thënë shkurt Hajdini.

Përfaqësuesi i kompanisë “Bardhi”, Besim Sylejmani, ka theksuar se punëtori është i kompanisë “Linda” dhe se sipas tij kompania “Bardhi” është adresa e gabuar për të kërkuar përgjigje lidhur me rastin.

“Së pari ai punëtori është i kompanisë ‘Linda’. Ne kemi qenë duke punuar bashkë të gjithë dhe ai punëtori është rrëzuar duke lëvizur, pastaj e kemi dërguar në emergjencë dhe ia kanë bërë disa fotografime dhe ultrazë në kokë. Për fat të mirë gjendja e tij është e mirë dhe tani është dërguar në shtëpi. Policia ka qenë në emergjencë. Pra, ju e keni thirrur kompaninë ‘Bardhi’ dhe e keni adresën e gabuar”, ka thënë Sylejmani.

Është provuar që të merret një përgjigje edhe nga pronari i kompanisë “Linda”, Hysri Berisha, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Ndërkohë as në telefon e as në pyetjet e KOHËS nuk është përgjigjur drejtori i spitalit rajonal në Ferizaj, Selajdin Sallahu.

Ndërsa menaxheri i projekteve në organizatën INPO, Rexhep Maloku, ka thënë se rastet e tilla ndodhin për shkak të papërgjegjësisë së operatorëve ekonomikë dhe të institucioneve komunale të inspektimit.

“Fatkeqësisht në nënkalimin e parë humbi një jetë njeriu për shkak të mungesës së kushteve elementare të punës dhe papërgjegjësisë së operatorëve ekonomikë dhe institucioneve komunale të inspektimit dhe të menaxhimit të kontratës. Edhe kësaj here nuk janë respektuar kushtet e punës, por është cenuar edhe siguria publike derisa kryhet një projekt i madh publik. Është dështim i radhës i Komunës që nuk kujdeset për punëtorët dhe qytetarët gjatë realizimit të këtij projekti”, është shprehur Maloku.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 19/09/2023 19/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?